Connect with us

Kosova

17 shkurti, kufiri i fundit për Albin Kurtin

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i janë dhënë pak ditë afat për t’u përgjigjur për Asociacionine komunave me shumicë serbe.

Sipas Nova-s, pas dy takimeve të organizuara nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, është rritur presioni ndaj kryeministrit Kurti për formimin e Asociacionit.

Siç edhe raporton mediumi opozitar serb, Kurti e ka afatin e fundit deri më 17 shkurt për ta marrë një vendim rreth kësaj çështjeje.

Ambasada Amerikane ka marrë inicitivën për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe sipas Nova-s, është duke u diskutuar me Kurtin dhe përfaqësues të tjerë politikë në Kosovë.

Përfaqësuesit e SHBA-së shtruan dy pyetje për pjesëmarrësit në takim: Çfarë është Asociacioni sipas tyre dhe si mund të përshtatet ai me sistemin juridik të Kosovës

Sipas raportimit të Nova, zyrtarët europianë përmendin një afat prej disa javësh edhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje sipas planit franko-gjrman.

Advertisement