Connect with us

Aktualitet

17-vjeçari plagos 40-vjeçarin me gërshërë pas një debati

Një sherr mes dy personave ka përfunduar me plagosje në qytetin e Vlorës.

Më 20 shtator, një 17-vjeçar është konfliktuar me një 40-vjeçar dhe, pas debatit, e ka goditur me një gërshërë.

Si pasojë, 40-vjeçari, me iniciale D.V., ka marrë plagë sipërfaqësore në trup dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: • një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia. 

Advertisement