Connect with us

Kosova

18-vjeçari bën ‘drifta’ me veturë, godet dy policë

Manovra të rrezikshme me veturë kishte vendosur të ‘provojë’ pak ditë më parë edhe një 18-vjeçar, i cili si lokacion për të bërë ‘drifta’ e kishte zgjedhur parkingun e pompës së derivateve ‘HIB Petrol’ në Gjilan.

Mësohet se një njësi policore ka intervenuar duke e urdhëruar që të ndalet, mirëpo shoferi nuk ka përfillur sinjalizimin e Policisë dhe si pasojë ka goditur me veturë dy policë.

Dy zyrtarët policore kanë marrë lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në spital.

Ndërkohë dje është arritur që të arrestohet i dyshuari, i cili është intervistuar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Advertisement