Connect with us

Kronike

18-vjeçarja shqiptare ‘mollë’ sherri në Itali

Një fejesë është bërë shkak për një përleshje masive fizike në Itali. Mësohet se përplasja fizike ka ndodhur pasi një 18-vjeçare shqiptare dhe një 21-vjeçar marokien kanë nisur një lidhje dashurie që familjarët e shqiptares nuk e pranojnë.

Përpleshja ka nisur mbrëmjen e djeshme, kur çifti kishte dalë xhiro me motrën e shqiptares dhe papritur kanë hasur para xhaxhanë e saj me gruan dhe disa miq të tyre. Ata menjëherë kanë nisur të ofendojnë të dashurin e 18-vjeçares.

Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë ndërsa njëri nga familjarët e kapi nga flokët. Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij. Në atë moment në rrugë janë shfaqur edhe familjarë të tjerë të vajzës, përfshirë edhe një 32-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë çiftin e ri.

Advertisement