Pinknews
Xheni Karaj: S’do kisha zgjedhur të isha lesbike
Xheni Karaj: Që 7 vjeç e kuptova që pëlqej një vajzë, me dëshirë s’do kisha zgjedhur të isha lesbike. Unë s’jam djalli
Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, ka komentuar filmin që po shfaqet në kinema, i cili promovon homoseksualizmin, “Strange World”, i përkthyer në “Botë e mrekullueshme”.
Në emisionin “Arnautistan”, ajo deklaroi se filmi nuk i referohet komunitetit LGBT, por se është film për fëmijë dhe në një moment është kur një fëmijë i thotë gjyshit se pëlqen një djalë.
“Në film flitet për marrëdhënien at-bir. Zhurma u krijua në momentin kur Itani bisedon me gjyshin, i cili e pyet nëse pëlqen dikë. Nuk ka asnjë linjë pasiononte.
Kjo është futur shumë bukur nga Disney, dhe njerëzit që krijojnë këta filma janë ekspertë, i krijojnë për një arsye të caktuar. Përfshirjen e personazheve LGBT.
Kishte të tjerë që thoshin janë shërbëtor të djallit. Unë nuk besoj se jam djall, jam një qytetare. Mendoj se dhe fëmijët LGBT duhet të ndihen të përfaqësuar dhe të përfshihen në filmat vizatimor.
Është mirë jo vetëm për fëmijët gej, por edhe për të tjerët se do kenë shokë. Si do e mësojmë që ta gjuajë me gur, apo ta pranoj. Personazhi në film është adoleshent.
Mosha ku një fëmijë kupton orientimin seksual është 9-11 vjeç. Një tërheqje drejt gocave më të madhe se ndaj djemve, e kam ndjerë që në moshën 7-vjeçare.
Madje mbaj mend dhe personin. Në moshën e adoleshencës rreth 14 vjeç kam parë një film, hera e parë që pashë.
Se në fillim mendoja se isha e vetmja dhe nuk kishte njerëz lesbike dhe gej. Nuk kishim internet atëherë. Në ato vite nuk ka pasur personazhe publike.
Filmi i parë që unë ndesha. Çdo natë vendosja televizionin me shpresë se do e shihja atë film, me shpresën se do identifikoja vetveten, përmes një personazhi”, tha ajo.
E pyetur nëse gej lind apo bëhesh, deklaroi se është diskutim që ka vendosur në dilemë edhe shkencën.
Sipas saj, ka aspektin biologjik, por edhe social dhe kulturor.
“Unë personalisht, nuk do kisha zgjedhur kurrë me preferencën tim që të isha lesbike, në një vend që e di se do të nxihet jeta.
E di shumë mirë se çfarë kalvari vuajtjesh është. Nuk mendoj se është zgjedhje, personalisht mendoj se është diçka e lindur.
Nuk u bëra heteroseksuale nga filmat që pashë dhe nga familja heteroseksuale që kisha. Nuk ndodh! Nuk ka pse të ndodh e kundërta dhe me fëmijët e tjerë.
Nuk bëhesh gej se qëndron me persona LGBT, ose je, ose nuk je. Procesi i pranimit të vetes është proces i gjatë, ndaj deklarohen dhe në moshën 50-vjeçare.
Madje mund të jesh detyruar të bësh jetë heteroseksuale”, u shpreh Xheni Karaj.