Kronike
Kërcet çiftja, plagoset ‘skifteri’
Një emigrant shqiptar është plagosur në Greqi, pasi është qëlluar me armë zjarri nga i zoti i shtëpisë, të cilën tentoi të vidhte një ditë më parë në Selanik.
Siç shkruajnë mediet greke, kur pronari i shtëpisë kuptoi se në shtëpinë e tij kishte hyrë një hajdut, menjëherë ai mori çiften dhe qëlloi në këmbë shqiptarin.
Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca. Aktualisht shqiptari ndodhet në spitalin AXHEPPA në Selanik, më pas do të shoqërohet në Policia.
Sakaq mësohet se në pranga ka rënë edhe pronari i shtëpisë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.