Kronike
2.3 tonë kokainë në Peru, shqiptari, ‘koka’ e grupit
LIMA- Çmontohet një rrjet ndërkombëtar trafikantësh droge në Peru, ndërsa janë sekuestruar 2.3 tonë kokainë e pastër. Sipas mediave vendase, droga kishtedestinacion Italinë dhe Gjermaninë, ku u sekuestruan 2300 ‘tulla’ kokainë të pastërtisë të prodhuar në Peru.
Në këtë operacion u arrestuan katër anëtarë të grupit, ku i përfshirë ishte dhe biznesmeni italian Pasquale Bifulco dhe 28-vjeçari shqiptar, Kadri Gjoci. Bashkë me ta u arrestuan peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay (57), të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë; si dhe Elmer Cárdenas Ramírez (56), të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.
Operacioni u quajt ‘Poseidon’ sepse është vazhdimi i atij të kryer në Máncora, më 29 gusht, ku u arrestuan Alex Soria Trujillo, Edëin Pariona Oroncoy, Manuel Garcia Sifuentes, Fredy Reyna Mori dhe Marco Macedo Ushiñahua, me 448 kilogramë kokainë.
Ngarkesat e drogës u nisën nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë nën modalitetin “eksport nga kompania në kompani”. Koordinatorët e ngarkesës ishin Luis Alberto Narbasta dhe ëerlinton Sánchez García, si dhe një tjetër i huaj i njohur si Gian Marco, të cilët ishin përgjegjës për grumbullimin, transferimin, ruajtjen dhe ruajtjen e drogës.
Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet ka lidhje me mafian shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2200 kilogramë kokainë të lëngshme në bidona me asparagë, apo kemi të bëjmë me një grup tjetër.