Aktualitet
2 viktima në Kavajë/ Dëshmitari: Kishte fëmijë përdor
Dy persona humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë, pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Një banor i zonës tregoi në një intervistë për “Euronews Albania” se viktimat ishin konfliktuar edhe disa ditë më parë për arsye banale. Sipas tij, sherri mes tyre kishte nisur për një “pse më sheh?”.
Ai u shpreh se njëri nga viktimat, Altin Rexha kishte fëmijën e vogël përdore kur është konfliktuar me Altin Gosën, i cili e ka qëlluar me thikë.