Connect with us

Kronike

2 viktima në Lezhë, dhëndri vret vjehrrin dhe kunatin

LEZHË– Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku ish-dhënri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin.

Policia njofton se në fshatin Grykë Zezë, Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjetër Pernjaku dhe Gent Pernjaku (babë e birë) tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të identifikuar si Besnik Pjetri.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *