Connect with us

Kronike

2022, ende më të varfërit në Europë

Shqipëria ka vijuar të jetë e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021 dhe me fuqinë më të ulët blerëse, duke zgjatur kështu rekordin negativ të mirëqenies së banorëve të saj, në krahasim jo vetëm me vendet e Bashkimit Europian, por edhe shtetet e tjera të rajonit.

Sipas të dhënave të sapopublikuara të Eurostat, në vitin 2021 vendi ynë kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, të shprehur në bazazinë e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në të ashtuquajturin proces të konvergjencës që nënkupton rritjen me ritme më të shpejta se BE, me synim për të kapur mesataren europane brenda një periudhe të caktuar.

Psh, për Maqedoninë e Veriut treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë.

Për Serbinë treguesi është 44%, për Malin e Zi 48% (nga 45% në 2020-n).

Edhe Bosnjë Hercegovina renditet përpara Shqipërisë me 33% të mesatares së BE-së.

Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për frymë (AIC) që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate (përjashtuar Turqinë).

Advertisement