Connect with us

Aktualitet

Ngjarjet e 2022/ Goditja e Berishës dhe…

Zhdukja e mistershme e Ervis Martinaj i njohur si ‘mbreti i bixhozit’, dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dëshmia e te penduarit Nuredin Dumani dhe inceneratorët janë padyshim katër nga ngjarjet me te përfolura dhe qe tërhoqën vëmendjen e opinionit publik dhe që tronditen politiken e boten e krimit te organizuar.

Ish-ministri u dërgua prapa hekurave me vendim të gjykatës se Apelit të Posaçëm pasi u gjet fajtor për shpërdorim detyre në fillim të shkurtit bashkë me ish zyrtarin e policisë Jaeld Cela. E ndërsa ky i fundit tashme shijon lirinë, ish ministri vijon betejën me drejtësinë, me gjase të lërë së pari burgun e me pas të synojë pafajësinë sikurse pretendon.

Dënimi i ish ministrit ishte një ngjarje 12 solli tronditje ne politike, por 2022 nuk mund të kalonte kaq lehtë pa e trazuar Parlamentin. Alqi Bllako ishte politikani i radhës që përfundoi prapa hekurave si i dyshuar për aferën e inceneratoreve ndërsa më herët në qeli ishte dërguar ish-eprori i tij Lefter Koka ish ministër mjedisi. Bllako la mandatin e deputetit të fituar nën siglën e socialistëve për tu përballur me drejtësinë, por kur urdhri për arrest u firmos bëri disa pirueta derisa zgjodhi të vetedorëzohej. Afera e inceneratoreve sa vinte e nxirrte në sipërfaqe detaje të një megaskandali Nuredin Dumani i kërkuar për disa vrasje pasi i mbijetoi një atentati të mirëoganizuar vendosi të rrëfehej duke trazuar botën e nëndheshme të krimit.

Operacioni për kapjen e te dyshuarve u kodua ‘Plumbi i Arte’, por shumë nga bosët si Ervis Martinaj, Suel Çela e Florenc Çapja i shpëtuan arrestimit. Pas dëshmisë së Dumanit ndaj njerëzve të besuar të Martinajt pati një seri atentatesh ku më i rëndi ishte ai te mbikalimi I fushë Krujës ku iu ekzekutua Kusheriri Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Krimi u shënua mesditën e 17 korrikut dhe 5 ditë më vonë ne Milot u tentua të vritej Ylli Brahja, i njohur si i besuar i Martinajt. Brahja u plagos ndërsa mbeti I vrarë Klisman Prenci. Përpara këtyre dy ngjarjeve një tjetër krim kishte tronditur Tiranën, ekzekutimi me shpërthim te telekomanduar i Aleksander Sadikaj një i skeduar për çështje droge dhe që zotëronte një pasuri marramendëse. Ditët e para te gushtit ishin të qeta, deri me 9 gusht kur xhaxhai i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj denoncoi humbjen e kontakteve me nipin ndërsa ai ishte në arrati.

 

 

Advertisement