Connect with us

Aktualitet

“21 Janari” i kaloi SPAK, gazetarja: Ndrea Prendi është larguar nga Shqipëria

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur se ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, është larguar nga Shqipëria, pasi dosja e 21 Janarit i kaloi për hetim SPAK.

“Në 13 vjetorin e përkujtimit të 21 janarit, ne kemi Ramën që deklaroi që ne kemi një organ hetimi pa shtyllë kurrizore.

Edhe pse 21 janari është një çështje që ka më shumë se 2 vite e gjysmë që hetohet nga prokurorët e Tiranës, është e vërtetë që ne nuk kemi një përgjigje për gëzhojën që është kryer akt-ekspertimi në Romë, po ata e kanë sjellë përgjigjen dhe kjo çështje është mbajtur shumë sekret. Në Itali janë dërguar shumë armë për ekzaminim.

Ata kanë kërkuar armë sepse e kanë mbaruar ekzaminimin e predhës. Në momentin që kanë mbaruar ekzaminimin e kësaj gëzhoje, ata kanë kërkuar një pjesë të armëve, për të bërë krahasimin se kush është arma sepse arma do i çojë te autori. Jemi në këtë fazë, por ka shumë ndërhyrje të politikës në këtë histori.

Rama thotë kemi një prokurori pa shtyllë kurrizore, çështja duhet t’i kalojë SPAK etj.

Në dijeninë time njëri nga këta personazhet e paditur është larguar nga Shqipëria. Ish-komandanti i Gardës së Republikës. Ndrea Prendi sot nuk ndodhet në Shqipëri, është informacion i ditëve të fundit”, tha Llabani.

Advertisement