Connect with us

Politike

21 Janari/ Meta sulmon kreun e SPAK: Dum Dumani, fajin e ka Basha…

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli në lidhje me hetimin e “21Janarit” nga SPAK.

Ai e quajti SPAK një organizatë kriminale, ndërsa fajin për gjithçka ndodhi në bulevard ia hodhi ish ministrit Lulzim Basha.

Meta u shpreh se po bëhet gjithçka që të bëhet presion për opozitën dhe kreun e PD, nga drejtësia me regji të kryeministrit Edi Rama.

“SPAK organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. Pas dështimit ku përfaqësues të opozitës e disketituan dhe ku ai botërisht deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte intelektual e nuk ishte i lehtë të hetohej, kur gjithë shqiptarët e dinë që është grabitje pa maska në sytë e të gjithë botës…

Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskretitimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend.

SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard”, tha ai.

Advertisement