Connect with us

Kronike

21-vjeçari bëri manovra në rrugë dhe i preu rrugën mjetit tjetër, plagosen tre të mitur

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Koplik, ku janë lënduar tre fëmijë të mitur të moshes 5,6 dhe 7 vjeç. Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga një 21-vjeçar, i cili ka kryer manovra në rrugë dhe i ka prere rrugën mjetit tjetër ku ndodheshin fëmijët e mitur. Fatmirësisht fëmijët janë lënduar lehtë.

“Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 21 vjeç, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, ka kryer manovër të gabuar dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasit F. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Pjetërshan. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë fëmijët e mitur 5, 6 dhe 7 vjeç, që udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasi F. Rr”, njofton policia.

Advertisement