Kronike
21-vjeçari sulmohet për vdekje me thikë pranë shtëpisë së tij

Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës në qytetin italian Abbiategrasso, pranë Milanos. Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.
I riu, banor i zonës, jetonte shumë afër vendit ku u gjet i plagosur. Sipas autoriteteve, vendngjarja nuk mbulohet nga kamera sigurie, çka e vështirëson rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit.
Një tjetër ngjarje e dyshimtë ndodhi rreth 40 minuta pas gjetjes së trupit: një 56-vjeçar denoncoi në polici se ishte sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur në të njëjtën rrugë, të cilët sipas tij, kanë tentuar t’i grabisin makinën. Autoritetet po hetojnë nëse ky episod ka lidhje me vrasjen e të riut.
Hetimet vazhdojnë intensivisht, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga dhuna dhe pasiguria në zemër të qytetit.

