Aktualitet
21-vjeçarja largohet nga banesa, babai alarmon policinë
Një 21-vjeçare është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.
Ka qenë babai i të resë që ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë nr.3 në kryeqytet.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur e ka bërë kallëzim shtetasi M. L., 49 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja K. L., 21 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.