Connect with us

Aktualitet

25 plumba/ Flet fqinji i rojes së vrarë: Ishte i pafajshëm! Kam 15 vite..

Pal Kola ishte viktima e një sulmi me armë ndaj Top Channel, një orë pas mesnatës. 60-vjeçari punonte si roje në këtë televizion prej 6 muajsh, teksa ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës si pasojë e plumbit që kishte marrë nga të shtënat.

“Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm”, ka thënë fqinji i të ndjerit.

Ndërkohë, në vendin e  ngjarjes janë gjetur të paktën 25 gëzhoja.

Policia ka gjetur një automjet të djegur tip “Range Rover” në Golem të Kavajës me dy armë zjarri brenda, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Automjeti ishte i vjedhur në Shkodër, ndërsa targat dyshohet se janë vjedhur në Tiranë.

Këta të fundit mendohet se janë katër dhe pasi kanë djegur automjetin janë larguar me dy automjete, një tip “BMW” dhe një tip “Audi”.

Advertisement