Connect with us

Aktualitet

25-vjeçari përplas një vajzë të mitur dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku një 25-vjeçar me inicialet M.K., banues në qytet, ka përplasur një vajzë të mitur 15-vjeçare.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë viktimën në rrugë.

Vajza e aksidentuar ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe më pas është kthyer në banesë.

Advertisement