Kronike
25-vjeçari shqiptar tenton të grabisë të moshuarin, e godet 10 herë me thikë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar ka goditur 10 herë me thikë një të moshuar, ndërsa po i grabiste shtëpinë.
Sipas mediave greke 73-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kefaloni.
Sipas policisë, 25-vjeçari shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar. Dy shqiptarët fillimisht thyen xhamin e shtëpisë së të moshuarit në Agia Efimia, ku 25-vjeçari hyri në shtëpi dhe 18-vjeçari ruante jashtë.
Sipas ERT, kur 73-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij, 25-vjeçari shqiptar e ka sulmuar me thikë, duke e goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Më pas dy grabitësit u larguan.
Viktima arriti të dilte në rrugë i gjakosur dhe të thërriste për ndihmë. 73-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Argostolit ku iu nënshtrua një operacioni, por në fund u gjykua e nevojshme të transportohej me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës.
Dy shqiptarët u arrestuar pasditen e së enjtes nga efektivët e Sigurisë së Argostolit.