Bota
2500 nudo për një kauzë të madhe (FOTO)
2500 vullnetarë kanë pozuar nudo në plazhin Sydney’s Bondi, duke iu bashkuar një projekti që ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e kancerit të lëkurës. Projekti artistik u krijua nga fotografi amerikan Spencer Tunick, i cili përmes kësaj vepre përpiqet “të shtyjë” australianët të bëjnë kontrolle periodike të lëkurës.
Për herë të parë në një plazh publik, ligji vendosi të lejonte njerëzit që pozojnë nudo. Australia është vendi më i prekur nga kanceri i lëkurës, sipas të dhënave të World Cancer Research Fund.
“Kam kaluar gjithë jetën time në diell dhe kisha disa melanoma të këqija që i kam hequr nga shpina ime. Mendova gjithashtu se ishte një rast i mirë sepse unë vdes të dal pa rroba në këtë plazh.”- thotë njëri prej tyre.
Tunick është fotograf i njohur për nuditetin masim në disa prej lokacioneve më ikonike të botës, siç është për shembull Deti i Vdekur.