Connect with us

Bota

Lufta, Izraeli bën bilancin me Hamasin…

Izraeli njoftoi sot hapjen e një korridori të ri për evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës. Në urdhrin e ri të ushtrisë izraelite, korridori i kalimit ka qenë i hapur nga ora 10:00 deri në 13:00, ndërsa u bënë thirrje civilëve që të shkojnë drejt jugut të Gazës. “Sot ju informojmë se nga ora 10:00 deri në 13:00 Izraeli nuk do të godasë itinerarin e treguar nga harta jonë për të arritur në atë zonë. Për sigurinë tuaj, përfitoni nga kjo periudhë e shkurtër kohore për të shkuar në jug”, tha zëdhënësi ushtarak, Avichay Adraee. Ka pasur raportime se Hamasi është duke parandaluar ikjen e civilëve drejt jugut të Gazës, ndërsa Izraeli e ka akuzuar se është duke përdor po pullin si mbrojtje. Teksa ushtria izraelite njofton se afër fundit të përgatitjeve për një “operacion të rëndësishëm tokësor” në Rripin e Gazës, por po pret që të largohen civilët, tensionet janë rritur edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin. Një civil izraelit është vrarë aty pranë nga një raketë e lëshuar nga Libani. Pas vrasjes së civilit, ushtria izraelite njoftoi se kanë sulmuar objektivat e Hezbollahut në Liban.  “Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës nëse Izraeli pushton Gazën”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, në një takim mbrëmë në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani. Më shumë se 100 objektiva u goditën gjatë natës nga Izraeli, duke përfshirë qendrat e komandës së Hamasit, objektet ushtarake dhe vendet e zbulimit dhe lëshimit të raketave. Ushtria izraelite thotë se ka vrarë komandantin e grupit militant palestinez Hamas, i cili udhëhoqi sulmet në Kibbutz Nirim dhe Nir Oz fundjavën e kaluar. Ai u vra në një sulm ajror të kryer falë punës së inteligjencës së agjencisë Shin Bet dhe Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake. Në Egjipt, një autokolonë ndihmash po pret me orë të tëra për të hyrë në Gaza përmes kalimit Rafah. Ditët e fundit postblloku është mbyllur për shkak të bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, i cili thuhet se ka dëmtuar anën palestineze të kalimit. Kjo i ka penguar njerëzit të largohen apo të hyjnë në Gaza përmes postbllokut.   Në ditën e nëntë e konfliktit, mbi 1300 të vrarë raportohen në Izrael nga sulmet e Hamas, përfshirë civilë dhe ushtarakë. Në Gaza raportohet për 2,670 palestinezë të vrarë dhe 9,600 të plagosur nga bombardimet izraelite.

Lajm ne përditësim…

Izraeli bën bilancin: 1,400 të vrarë dhe 3,500 të plagosur nga sulmet e Hamasit! 155 persona janë rrëmbyer

Izraeli ka bërë bilancin e viktimave dhe të vrarëve nga sulmet e Hamasit. Raportohet se më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë ndërsa 3,500 të tjerë janë plagosur. Ndërkaq raportohet se të paktën 155 persona janë rrëmbyer.Sulmet e Izraelit, më shumë se 1000 njerëz nën rrënoja në Gaza

1697391278_femija.jpgEkipi i mbrojtjes civile të palës palestineze pretendon se mbi 1000 njerëz raportohen të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza. Përmes një deklarate ekipi njofton  se shumë të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 24 orët e fundit pas sulmeve në ndërtesa.

Spitalet në Gaza paralajmërojnë se mijëra pacientë mund të vdesin në mungesë furnizimesh

1697384743_i90p09puj9.jpgPalestinezët nuk kanë qasje në ujë dhe ushqim, me një vendim të Qeverisë izraelite, pas sulmeve të grupit militant Hamas në tokën izraelite, më 7 tetor. Kësisoj mjekët në Gaza kanë paralajmëruar se mijëra persona mund të vdesin në spitalet e mbushura me persona të plagosur, pasi ka nisur të vërehet mungesa e produkteve bazike. Spitalet në Gaza pritet të mbesin pa naftë për gjeneratorë brenda dy ditëve, dhe kështu do të rrezikohet jeta e mijëra pacientëve, sipas agjencive të Kombeve të Bashkuara.

E ndërpreru pas sulmit të Hamasit, Izraeli rikthen ujin në Gazën jugore

1697379063_88888888.JPGIzraeli ka kthyer sërish ujin në Gazën jugore një javë pasi bllokoi tubacionet.  Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha në një intervistë për CNN se zyrtarët izraelitë e informuan se tubacionet e ujit po funksionojnë përsëri.

Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pasi Hamasi filloi sulmin e tij të papritur fundjavën e kaluar për të kryer njërin prej sulmeve më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. Më herët përfaqësues të Izraelit njoftuan se “uji nuk do të lëshohet në Gaza derisa të lirohen pengjet”.

Sulmi në Izrael, Netanyahu: Hamasi mendoi se do rrëzohemi, por ne do jemi ata që do e thyejmë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të thyejë grupin e militantëve të Hamasit. “Hamasi mendoi se ne do të rrëzohemi, ne do të jemi ata që do ta thyejmë atë”, kështu deklaroi kryeministri izraelit teksa hapi mbledhjen javore të kabinetit qeveritar ku për herë të parë morën pjesë pesë anëtarë të partisë opozitare Uniteti Kombëtar, e cila hyri në ekzekutiv pas fillimit të luftës kundër Rripit të Gazës.

Izrael, Netanyahu takohet sot për herë të parë me familjet e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet sot për herë të parë që nga sulmi i 7 tetorit me familjarë të personave që janë marrë peng nga Hamasi dhe të zhdukurve. Kjo është raportuar nga mediat lokale, sipas të cilave takimi është planifikuar për në orën 16:30 me orën izraelite, në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të Izraelit. Ditën e djeshme disa të afërm të mbledhur para Ministrisë së Mbrojtjes zhvilluan një protestë duke kërkuar dorëheqjen e Netanyahut.

Advertisement