Connect with us

Kosova

Lajçak: Asociacion pa vonesa, pa atë Kosova s’ka progres drejt BE-së

Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak. “E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiq”. Lajçak foli edhe për diskutimet që kishin me Kurtin. “Patëm një diskutim të thellë dhe substancial me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për atë se si duhet të avancohen marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë dhe për të bërë progres në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. Ne dëgjuam me vëmendje pikëpamjet e kryeministrit Kurti dhe po ashtu dhe shqetësimet për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka konfirmuar se në Kosovë kanë ardhur me një plan dhe se të njejtin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti.

Lajcak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vucicin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje. Emisari sllovak ka thënë se dialogu s’ka alternativë dhe ka potencuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat. “Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam planin tonë me z. Kurti. Do ta diskutojmë edhe me z. Vucic. Nuk do të lëshohëm më shumë në detaje. Dialogu s’ka alternativë. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat. Dialogu duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Lajcak.

Advertisement