Aktualitet
27-vjeçari u denoncua për abuzim seksual, 13-vjeçarja: E duam njëri-tjetrin
Policia në Pogradec arrestoi një 27-vjeçar, pasi u akuza nga prindërit e një vajzë 13-vjeçare se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.
Në një intervistë për “Shqipëria LIVE”, vajza ka deklaruar ditën e sotme se e kishte gënjyer djalin për moshën, pasi ishin njohur në rrjetet sociale. Ajo shprehet se ata nuk kanë kryer marrëdhnëie, por pasi djali nuk i kërkoi dorën për martesë, e dononcuan në polici.
“Unë kam pasur një lidhje dhe dilnim shëtitje, nuk bënim asgjë. Unë e kam falur atë, babai bëri një denoncim por ai është i pafajshëm dhe dhe dua që ta liroj. Prindërit e morën vesh pasi unë postova një foto. U thashë se jam e lidhur me këtë djalë dhe e dua. Ne kemi dalë vetëm shëtitje, nuk bënim asgjë tjetër. Djalin e denoncuan sepse tezja e nënës dhe dajua ngulmuan, ata thoshin që ka kryer marrëdhënie me mua. Unë e kam gënjyer atë djalin për moshën, i kam thënë jam 14 vjeç e gjysëm. Ne u njohëm në rrjetet sociale dhe dolëm për të pirë kafe dhe i shprehëm ndjenjat. Tezja e mamit dhe dajua erdhën në shtëpinë tonë pasi e morën vesh dhe këkruan që ai djali të vinte në shtëpi dhe të kërkonte dorën time. Po pasi ai nuk erdhi shkuan ta denonconin.”- tha vajza.