Kronike
Dyshohet se do kryenin një krim, pranga dy vëllezërve
LEZHË– Dy vëllezër që dyshohet se do kryenin një krim, janë arrestuar në Rrëshen. Ata janë kapur nga policia ndërsa qarkullonin në makinë me një kallashnikov me fishek në fole gati për qitje, si edhe një pushkë. Në pranga kanë rënë Besnik dhe Prengë Gjoka. Ndërkohë, po në Rrëshen në pranga ka rënë edhe Nikollë Karaqi, në banesë iu gjet 1 kallashnikov dhe 11 krehëra me fishekë.