Bota
Betejë e ashpër mes ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit në Gazë, sulmon edhe marina izraelite
Forcat e Mbrojtjes izraelite pohuan beteja të ashpra po zhvillohen midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Trupat e IDF-së po operojnë në zona të ndryshme të rajonit dhe goditën qelizat dhe infrastrukturën terroriste. Marina izraelite po mbështet trupat tokësore me ndihmë zjarri nga deti.
“Në harkun kohor të tre orëve, ndodhën katër incidente të identifikimit të terroristëve dhe IDF goditën mbi 15 terroristë të armatosur. Për më tepër, u zhvilluan beteja ku u vranë terroristë të tjerë,” thuhet në një njoftim të IDF-së, shkruan SkyNews.
Po sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë konfirmuar vdekjen e dy ushtarëve të tjerë të saj pas luftimeve në Gaza, duke e çuar në 170 numrin e ushtarëve që kanë humbur jetën nga fillimi i ofensivës tokësore.