Bota
284 persona mbi Atlantik/ tregojnë ‘tmerrin’

Turbulenca godet avionin me 284 persona mbi Atlantik duke lënë pas të lënduar.
Avioni i Aerolíneas Argentinas AR1133 u ngrit në orën 20:21 nga Madridi dhe po shkonte për në Buenos Aires.
Avioni që mbante 271 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit u prek nga turbulencat e këqija.
Turbulenca filloi rreth shtatë orë pas fluturimit 12-orësh jashtë brigjeve të Brazilit.
Të paktën 12 persona u plagosën dhe tre prej tyre më vonë u shtruan në spital me lëndime të rënda.
Njëri mbeti me hundë të thyer, teksa avioni u ul në Buenos Aires përfundimisht, katër orë e gjysmë pasi filloi turbulenca.
asagjerët që kanë pësuar lëndime janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Duke folur për gazetën El Pais, pasagjeri Adrian Torres tha: “Ne kishim fluturuar rreth shtatë orë dhe pothuajse të gjithë flinim, sepse në atë kohë ishte pothuajse ora tre në Spanjë. Avioni filloi të lëvizte shumë dhe unë u thashë pasagjerëve të tjerë, “sa turbulenca, shtrëngohu!Ndërsa kërkova rripin e sigurimit, avioni hasi në turbulenca të forta”.

