Politike
Ministri i Financave dëshmon për mbi 1 orë në SPAK, ja për çfarë u pyet
Ministri i Financave Ervin Mete është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.
Ai ka dëshmuar për rreth 1 orë e 30 minuta, ku burime për mediat bëjnë me dije se është marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.
Mësohet se marrja e tij në pyetje lidhet me periudhën kur Mete kishte postin e zv.ministrit të Ekonomisë, ministri që asokohe drejtohej nga Arben Ahmetaj, i cili sot është në arrati.
Burime bëjnë me dije se Mete, kur ka mbajtur këtë detyrë, është zbuluar se i ka dërguar disa emaile kompanisë koncesionare të inceneratorëve.
Pas daljes nga godina e SPAK, pavarësisht pyetjeve nga ana e gazetarëve, ministri Ervin Mete ka preferuar të mos flasë.