Lifestyle
3 arsye pse ortopedët ndalojnë përdorimin e shapkave me gisht…
I keni blerë shapkat e para me gisht për sivjet apo akoma? E dimë, disa prej jush preferojnë t’i mbajnë veshur vetëm gjatë plazhit, por të shumtë janë ata që nuk i heqin nga këmba gjatë gjithë verës. Edhe pse praktike dhe komode në pamje të parë, duket se përdorimi i tyre në mënyrë të pakufizuar mund të krijojë probleme serioze me shëndetin. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:
Ekspozojnë këmbët kundrejt mikrobeve, bakterieve dhe infeksioneve mykotike: Shapkat me gisht janë thuajse në kontakt të drejtpërdrejtë me terrenin mbi të cilin ecni, i cili mund të jetë trotuar i asfaltuar ose jo, rrugicë me guriçka, rërë etj. Kjo gjë rrit mundësinë që këmbët të bien në kontakt me mikrobet dhe bakteret kërpudhore nga më të ndryshmet, si për shembull Stafiloku i cili në rastin më të mirë thjesht do të irritojë lëkurën e këmbës, por mund të çojë deri në amputim të saj nëse prek enët e gjakut. Myku i këmbëve është një tjetër problematikë që krijohet si pasojë e përdorimit të shapkave me gisht.
Ngadalësojnë ecjen: Sipas një studimi të “American Podiatric Medical Associatio”, njerëzit që përdorin vazhdimisht shapka me gisht ecin më ngadalë krahasuar me ata që veshin atlete ose balerina.
Dëmtojnë gishtat e këmbës dhe thembrat: Njerëzit që përdorin vazhdimisht shapka me gisht janë më të predispozuar që të kenë probleme me thembrat të cilat përveç se nxihen ose çahen, akumulojnë qeliza të vdekura. Jo vetëm kaq, shpakat me gisht krijojnë inflamacion dhe kruajtje të vazhdueshme.