Kosova
E reja nga Kosova e zhdukur, policia kërkon ndihmë
Emine Berisha, 30-vjeç nga komuna Samadraxha, Suharekë është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 2 tetor, ndërsa polica ka kërkuar dhe bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e saj.
Ka qenë bashkëshorti i saj, ai që ka denoncuar zhdukjen e të shoqes. 30-vjeçarja është parë për herë të fundit nga familjarët e saj mëngjesin 2 tetorit, kur ajo ka dalë nga shtëpia dhe të afërmit më nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë, ndërsa k publikuar dhe foton e saj.