Connect with us

Kronike

32-vjeçari shkon i plagosur në spital, policia nis hetimet

SHKODËR

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Shkodër. Sipas informacioneve të para, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”.

32-vjeçari është dëmtuar lehtë në këmbë, dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Advertisement