Kronike
33-vjeçari paraqitet me plagë në spital, mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.