Aktualitet
33-vjeçarja largohet nga banesa, e motra: Na ndihmoni ta gjejmë
Një 33-vjeçare nga Lushnja, prej dy ditësh është larguar nga banesa, e ndërsa familjarët nuk dinë asgjë për fatin e saj. Ka qenë motra e saj e cila ka bërë denoncim në polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e 33-vjeçares.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja 35-vjeçare, se motra e saj, shtetasja 33-vjeçare, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.