Connect with us

Kronike

34-vjeçarja ndërroi jetë pas abortit, bashkëshori në burg

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e 34-vjeçares, Etleva Çullhaj, e cila ndërroi jetë disa orë pasi abortoi në maternitetin e Elbasanit.

Etleva Çullhaj ishte nënë e dy fëmijëve, me të cilët jetonte me qira në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se bashkëshorti i viktimës ndodhet në Greqi, i burgosur ndërsa familjarët e saj jetojnë në Baldushk.

Në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë, asnjë familjar nuk ndodhej në spital, ndërsa prokuroria është njoftuar nga spitali.

Pretendimet e spitalit janë që pacientja ka ardhur me shtatzëni të dëmtuar, fëmija ka qenë i pajetë, ndaj është bërë procedura e abortit. Pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi shkaqet dhe vijimësinë e hetimeve.

Etleva Eltleva Çulhaj u paraqit dje rreth orës 12:00 në ambientet e Maternitetit të Elbasanit, ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë.

Por rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, 34-vjeçarja ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në Maternitetin e Elbasanit, ku kjo shtetase ka humbur jetën.

Për rrjedhojë policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekut, Arben Paralloi 56 vjeç dhe anestizistit Behar Gjevori, 60 vjeç.

Advertisement