Connect with us

Aktualitet

35-vjeçari bie nga pallati te “Myslym Shyri”, dërgohet me urgjencë në spital

Një 35-vjeçar ka rënë nga pallati në zonën e Myslym Shyr-it në Tiranë. Mësohet se ai është dërguar menjëherë në spital, ku po merr dhe ndihmë mjekësore.

“Më datë 28.12.2024, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka rënë nga pallati shtetasi 35 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Advertisement