Connect with us

Aktualitet

‘3500 € ose…’/ 2 të rinjtë shantazhonin 63-vjeçarin me një video, arrestohen

Policia ka vënë në pranga një djalë dhe një vajzë F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe. Ata shantazhonin një 63-vjeçar me publikimin e një videoje. Të rinjtë i kërkonin 63-vjeçarit shumën prej 3500 eurosh në mënyrë që të mos publikonin videon.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan shtetasit F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit, në mënyrë të vazhdueshme, kanë kanosur 63-vjeçarin dhe i kanë kërkuar atij shumën 3500 euro, që të mos i publikonin disa video që ata dispononin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement