Connect with us

Kronike

15 vjeçari në spital me 3 plumba, policia shoqëron babain dhe xhaxhanë, dhanë dëshmi kontradiktore

Policia e kryeqytetit ka shoqëruar babanë dhe xhaxhanë e 15-vjeçarit që mbeti i plagosur në zonën e Fushë Mëzezit, Kashar gjatë mbrëmjes së 30 janarit 2025.

Dyshimet e hetuesve janë për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili të ketë pasuar në përdorim armësh, por që akoma nuk është sqaruar në mënyrë të plotë. Dëshmia e të miturit është krejt kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes.

Sipas 15-vjeçarit, dëshmi e cila është marrë me rezerva nga hetuesit, është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë.

Por, hetuesit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit, pasi vrimat e plumbave kanë dinamik dalës jashtë porte dhe jo nga jashtë brenda, duke rrëzuar mundësinë e të shtënave të mundshme nga autorë të jashtëm.
Dyshimet e hetuesve deri tani janë për konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr, deri në përdorim arme.
Edhe i ati i 15-vjeçarit ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi sipas tij kishte dëgjuar të shtëna dhe djalin që erdhi i plagosur. 15-vjeçari, sipas burimeve, nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah.

Advertisement