Connect with us

Kronike

37-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë, Policia zbardh ngjarjen: U qëllua vetë, armën e hodhi…

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në qytet.

Një 37-vjeçar, banues në Selenicë, ka mbërritur në spitalin e Vlorës me plagë nga armë zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është vetëplagosur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “10 Korriku”.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar, e cila ishte hedhur në një automjet pas ngjarjes. Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Njoftimi i policisë:

 

 

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Advertisement