Bota
38-vjeçari vret 5 anëtarë të një familjeje, përfshirë një fëmijë
Një person i armatosur ka vrarë pesë nga fqinjët e tij pas një debati rreth për shkak të qitjeve që ai bënte me një armë gjysmë automatike aty pranë. Viktimat ishin të gjithë nga Hondurasi, përfshirë një fëmijë tetë vjeçar.
Të shtënat ndodhën të premten në mbrëmje në qytetin e vogël të Cleveland, San Jacinto County, në veri të Hjustonit. Në mesin e të vrarëve ishin dy gra që u gjetën të shtrira mbi dy fëmijë të mbijetuar, sipas sherifit vendas Greg Capers.
I dyshuari, që besohet të jetë meksikan, është quajtur Francisco Oropez, 38 vjeç. Ai është ende në arrati dhe mendohet se është i armatosur. Policia po përdor qen dhe një dron në gjueti për të dyshuarin, i cili besohet se fshihet në një pyll aty pranë.
Hetuesit besojnë se viktimat i kishin kërkuar zotit Oropez, i cili mendohet se ishte duke pirë, të ndalonte të shtënat ndërsa po përpiqeshin të vinin në gjumë një fëmijë. Sipas Sherif Capers, burri u përgjigj: “Unë do të qëlloj në oborrin tim përpara, do të bëj çfarë të dua në rezidencën time”. Më pas ai ka marrë armën dhe ka shkuar në shtëpinë e fqinjve.
Gjithsej 10 persona ndodheshin në pronë në atë moment. Të rriturit u deklaruan të vdekur në vendngjarje, ndërsa tetëvjeçari ndërroi jetë në spital. Personi i armatosur besohet të ketë përdorur një pushkë gjysmë automatike AR-15.