Connect with us

Aktualitet

‘E trajtonin shumë keq’/ Fqinji: Viktima nuk ishte i dhunshëm, qëndronte veç në një dhomë të vogël

Fqinji i Anesti Ramës, i cili u vra një ditë më parë nga vajza e tij në fshatin Frashër të Fierit tha se famijarët e trajtonin shumë keq.

Fqinji u shpreh se viktima nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.

Fqinji: Nuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.

Pse mund ta kenë bërë?

Fqinji: Karakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.

Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?

Fqinji: Po në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël.

Advertisement