Kronike
4 të kërkuar nga Shqipëria arrestohen në Kosovë
4 të kërkuar nga Shqipëria për vepra të ndryshme dhe që ndodhen jashtë vendit janë arrestuar nga katër vende të ndryshme dhe Pritet të ekstradohen drejt vendit tonë. Interpol Tirana bën me dije se në Kosovë është arrestuar Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Gashi është dëniar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë. Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis. Në Greqi, është kapur E. C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis; Ndërkohë që në Francë është arrestuar Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.