Connect with us

Kronike

40-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Prespës

Një 40-vjeçar i identifikuar si Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, është gjetur i mbytur në Liqenin e Prespës së Madhe. Këtë pasdite, trupi i tij është pikasur nga banorë të fshatit Pustec. Paraprakisht raportohet se në trupin e 40-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Por hetimet për ngjarjen vijojnë. Nuk dihet se si mund të jetë mbytur Ceno.

NJOFTIMI:

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *