Connect with us

Aktualitet

43.6°C/ Tirana shënon ditën më të nxehtë në histori, ferri edhe në Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Vlorë

Tirana regjistroi më 11 gusht temperaturën më të lartë në histori, duke arritur në 43.6 gradë Celsius, sipas të dhënave të publikuara nga klimatologu profesionist Maximiliano Herrera në faqen e tij “Extreme Temperatures Around the World”.

Kjo shifër përfaqëson gjithashtu temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në muajin gusht në kryeqytet.

Valët ekstreme të nxehtësisë po godasin Shqipërinë në një shkallë të gjerë, me qytetin e Durrësit që regjistroi 42.4 gradë Celsius, Vlorën dhe Shkodrën me temperatura përkatësisht 42.4 dhe 43 gradë Celsius, ndërsa në Gjirokastër temperatura arriti në 43.8 gradë Celsius, sipas të dhënave të Herrera-s.

Maximiliano Herrera, i cili monitoron rekordet klimatike globale që nga viti 1992, thekson rëndësinë e vëmendjes ndaj këtyre ekstremiteteve dhe nevojën për masa parandaluese përballë ndryshimeve klimatike që përkeqësojnë këto fenomene.

Në vazhdën e temperaturave të larta, vendi është përfshirë nga mbi 30 vatra zjarri në 72 orët e fundit, duke krijuar një situatë emergjente për shumë zona.

 

Advertisement