Connect with us

Kronike

45-vjeçari shqiptar tenton të përdhunoje shtetasen greke

Një 38-vjeçare greke ka përjetuar momente makthi pasi ka rënë pre e  një tentative për përdhunim. Sipas informacioneve të “Cretapost”, në prag të 15 gushtit, një 45-vjeçar nga Shqipëria ka ftuar 38-vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë kafe.

38-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër nga sa ishte parashikuar.

Sipas denoncimit, 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa teksa tentoi ta përdhunonte. Ajo, për fat, ia doli dhe i shpëtoi nga duart, duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi. Pak orë më vonë, policia gjeti dhe arrestoi 45-vjeçarin, i cili, siç u konstatua, nuk kishte dokumentacione të rregullta për të qëndruar në Greqi.

Tashmë çështja i ka kaluar organeve të drejtësisë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *