Connect with us

Politike

5 mijë lekë për pensionistët, Alimehmeti: Është e ndaluar me ligj

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti e konsideron një premtim elektoral vendimin që ka marrë qeveria për të dhënë një bonus prej 5 mijë lekësh për pensionistët në muajin prill. Alimehmeti shton se fakti që kjo është bërë në prag të zgjedhjeve, e bën që të tërheqë votuesit.

“Unë kam kohë që nuk i dëgjoj premtimet, unë shoh realizimet. Për premtime, ky popull ka dëgjuar aq shumë sa që nuk e di ku do ishim po të ishin realizuar të gjitha. Bëjnë shumë premtime që duhet të mbahen përgjegjësi. Nëse janë arritur, le ta mbështesin. Këto nuk janë arritur. Ka një element tjetër, kohë më parë Rama u thoshte investitorëve të huaj hajdeni në Shqipëri për të investuar. Tani u thotë bizneseve tona rrisni rrogat se po ngeleni pa punëtorë. Deri para disa muajsh thoshte se s’kishin probleme me mjekët. Po ta dëgjoni më pas filloi premtimet për rritjen e rrogës. Fillon dhe premton gjëra të tjera. Tani po merr një opozitë të vërtetë, po i vendosen përpara syve ato gjëra nuk i janë thënë. Në momentin që opozita bëhet e vërtetë, detyrohet të reagojë, qoftë në mënyrë fiktive, që mendoj se është rasti, qoftë edhe në mënyrë reale. Një opozitë e shëndetshme është në favor të qytetarëve.

Këto lëvizje bëhen për zgjedhjet e 14 majit, japin premtime dhe më pas nuk mbahen. Janë mësuar me këtë popull, që çfarëdo që del nga goja e një politikani, nuk është e vërtetë. Mbështes në mënyrë absolute për rritjen e pagave. Nga një person që ka mbledhur më shumë fuqi në dorë, kam qejf mos të ketë më fjalë. Le të hyjë në fuqi atëherë kur është vendosur. Ishte ai që tha se do kishte bonus, ndërsa ministrja tha se s’ka fonde. Ndërsa tani e njofton prapë ky bonus. 99.9% të njerëzve në Shqipëri nuk janë njohës të ligjeve zgjedhore, por e dinë të gjithë që kjo bëhet vetëm për zgjedhje. Është e ndaluar me ligj. Pse nuk e dha këtë bonus në dhjetor, jashtë periudhës që përcakton koha? Dhuratë për festa, këshilli bashkiak vendosi që të shtyjë për tre vite taksën për infrastrukturën arsimore. Kjo është dhurata që na bën për vit të ri.”

Advertisement