Connect with us

Lifestyle

5 truke për t’u ndjerë më pak i uritur

Prodhimi i tepërt i hormoneve të urisë çon në ngrënie më shumë sesa është e nevojshme dhe shpesh në një mënyrë të paekuilibruar.

Ndjenja e urisë dhe ngopjes rregullohen nga ato që zakonisht quhen hormonet e urisë, lajmëtarët kimikë që ndikojnë në oreks dhe dëshirën për ushqim.

Hani më pak “snacks” dhe ëmbëlsira për të kufizuar prodhimin e hormoneve të urisë – Të gjitha ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara si buka, makaronat, ëmbëlsirat dhe në përgjithësi të gjitha produktet e pjekura janë në gjendje të shkaktojnë nivele të larta të sheqerit në gjak, përgjegjës për prodhimin e tepruar të insulinës, i cili stimulon sulmet e papritura të urisë. Me fjalë të tjera, sa më shumë që hani, aq më shumë dëshironi t’i konsumoni.

Makaronat? Më mirë “al dente” – Gatuar “al dente”, makaronat kanë një indeks më të ulët glicemik sepse niseshtja është më pak e asimilueshme nga trupi. Ka një efekt më të mirë në sheqerin në gjak, dhe stimulon më pak prodhimin e insulinës.

Hani më shumë perime – Perimet janë burime të shkëlqyera të fibrave të tretshme që ngadalësojnë asimilimin e sheqernave dhe ndihmojnë në kundërvënien në prodhimin e tepruar të insulinës.

Flini më shumë – Disa studime kanë treguar se cilësia e gjumit është në gjendje të ndikojë në marrëdhëniet me ushqimin, duke vepruar në sensin e ngopjes. Mungesa e gjumit, për shembull, rrit prodhimin e grelinës, hormonit të oreksit dhe në vend të kësaj zvogëlon atë të leptinës, hormonit të ngopjes.

Stresohuni më pak – Tensioni nervor, nervozizmi, stresi stimulojnë një rritje të prodhimit të kortizolit nga gjëndrat mbi veshkore. Ky hormon nga ana e tij stimulon marrjen e ushqimeve, veçanërisht ato të pasura me sheqerna dhe yndyra, të cilat nxisin prodhimin e tepruar të insulinës, hormonit që lehtëson urinë.

Advertisement