Connect with us

Politike

’50 mijë euro vetëm…’/ Alibeaj: Pyesni Berishën ku i merr lekët

Në konferencën për media ku ka prezantuar strategjinë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka sulmuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për paratë që përdorin. Për Ramën thotë se shpërdorin paratë e buxhetit të shtetit ndërsa për Berishën i kërkon gazetarëve ta pyesin ku i gjen paratë për mitingjet.

“Fushata e Ramës është me shpërdorime masive parash të buxhetit të shtetit. Llogarisni atë që e pretendon si shtesë të pensioneve. I gënjen me nga një karamele vetëm në funksion të zgjedhjeve, po shpenzon para për aktivistin, për rritjen e pagave e del sikur po mbjell pemë. Pyeteni Berishën, ku gjenden paratë. Në dijeninë time vetëm për të marrë stadiumin duhen 50 mijë euro. Jo vetëm atë por të gjithë sallat e tjera. Pyeteni si e paguan selinë e zaptuar të PD.

Ne do u flasim njerëzve. Do flasim në mënyrë të vërtetë e do japim ide dhe zgjidhje që janë të matshme, konkrete, s’janë magji e hipokrizi, janë të shkuara dhe do ua çojmë shqiptarëve derë më derë me cdo lloj mjeti duke u dhënë dorën. Kemi 1 vit e pak që jemi në fushatë. Gjithçka ka ndodhur deri tani me PD është fushata”, tha Alibeaj.

Advertisement