Connect with us

Aktualitet

‘500 mijë euro për…’, GJKKO: Martinaj do paguante Dumanin

Hetimet në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj që përfshinin biznese, prona dhe mjete. Sipas dosjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka qenë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ai që duket se ka “fundosur” Martinajn me dëshminë e tij se ky i fundit ishte gati të paguante çdolloj shume për të ekzekutuar Endrit (Indrit) Doklen.

Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, në vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Dumanit thuhet se SPAK ka hetuar dhe nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen.

DOKUMENTI/ "500 mijë euro për vrasjen e Dokles", GJKKO: SPAK

Gjatë shqyrtimit të provave të paraqitura nga prokuroria rezultoi e provuar se SPAK ka nën hetim procedimin penal në ngarkim të 32 shtetasve nën hetim midis të cilëve edhe në ngarkim të të hetuarit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprën penale të “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Henrik Hoxhaj dhe Alket Xhixa kanë konsumuar elementë të veprave penale të “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer një vrashe” në dëm të shtetasit Indrit Dokle,”-shkruhet në dosjen e SPAK.

Në rrëfimin e tij para hetuesëve të SPAK, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Martinaj ka qenë gati ta paguante me 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Dumani ka deklaruar se kishte rënë dakord me Martianj të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Po kush është Endrit Dokle?

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij.  E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Për deklarimet e Dumanit, Endrit Dokle përfundoi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai po udhëtonte me Fatjon Muratin (i shpallur në kërkim për një bazë armësh të ngritur në Tiranë) dhe kunatin e tij, Gentjan Reçi, në një makinë të blinduar, në momentin që u ndalua nga Policia. Endrit Dokle ka mohuar para grupit hetimor të ketë lidhje me masakrën e Fushë-Krujës, ngjarje ku mbetën të vrarë tre persona, Brilant Martinaj (kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinajt), Diklen Vata e Besmir Hoxha. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që tronditi 17 korrikun e kësaj vere, Dokle tha se në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë në një ambient me kamera, madje u vetëofrua të dërgonte dhe pamjet filmike, për ta vërtetuar këtë gjë. Edhe herë të tjera ai është shprehur se nuk i ka marrë për bazë deklarimet e Dumanit, duke mohuar pretendimet e një hakmarrjeje të mundshme ndaj Martin

Advertisement