Connect with us

Pinknews

5000 euro për një natë, rikthehet në skenë

Modelja Arta Nitaj pak kohë më parë bëri xhiron e rrjetit, pasi për të qarkulloi një “demaskim” me mesazhe private.

Një person jo i njohur për mediat që jeton jashtë vendit, publikoi disa mesazhe ku tregon se si modelja e njohur kërkonte 5 mijë euro për të kaluar një natë me të.

Mesazhet bënë xhiron e rrjetit, ndërkohë që nga modelja nuk pati ndonjë reagim të bujshëm, por me sa duket vendosi që të bëntë një rikthim të bujshëm në ekran.

Së fundmi ajo i është bashkuar kastit të “Dance With Me”, me një pamje mjaft të freskët dhe me një bukuri të jashtme të pamohueshme.

Pavarësisht se ekranet televizive shpesh zgjidhen si një vend për t’u promovuar apo për të “shpërlarë” imazhin, publiku ndodh që nuk i harron lehtë historitë e disa personazheve.

Kështu rrjeti menjëhre ka shpërthyer në komente duke cilësuar se televizioni sot po i jep hapësirë anti-vlerave.

Së çfarë do të ndodhë në vijim mbetet për t’u parë dhe publiku pret me kërshëri një prononcim nga modelja lidhur me këtë situatë, pasi version i saj ende nuk ka dalë në dritë

Advertisement