Connect with us

Kronike

51 vjeçari qëllohet me armë afër Xhamisë ‘Xhura’ tek ‘Oxhaku’, policia rrethon zonën

Një person është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme (1 janar 2024) pranë Xhamisë ‘Xhura’ tek vendi i njohur si ‘Oxhaku’ në Tiranë. Policia e Tiranës informoi se 51 vjeçari Agim Jazaj u qëllua me armë nga Saimir Xhafa i cili më pas u largua në drejtim të paditur.

Policia ka shpërndarë foto të autorit dhe vendosur një numër në dispozicion për këdo që do të ndihmojë në arrestimin e tij në këmbim të një shpërblimi prej 5 mijë eurosh.

Saimir Xhafa, 36 vjeçari të cilin policia e akuzon si autorin e plagosjes së ndodhur mesditën e sotmë në në afërsi të xhamisë “Xhura” tek Oxhaku në Tiranë.

Ai është Saimir Xhafa, i datëlindjes 04 janar 1988.

Policia ka vendosur shpërblim 5 mijë euro për këdo që do të japë informacion duke vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546 dhe garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Advertisement