Connect with us

Kronike

53-vjeçari humbi jetën teksa punonte në pallatin në ndërtim, arrestohet drejtuesi teknik

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, drejtues teknik, dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një tjetër drejtues teknik të dy kompanive lidhur me aksidentin me vdekje në punë të një 53-vjeçari një ditë më parë në zonën e Astirit.

Kujtojmë se Adrian Fejzullahi, 53 vjeç, kishte nisur punën herët mëngjesin e hënës në një pallat në ndërtim në rrugën “Aleksandër Moisiu, kur është rrëzuar nga kati i tetë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement